Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

UKZ nënshkruan marrëveshje të re Erasmus+ me Arel University në Stamboll

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar gjatë një vizite zyrtare në Turqi.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Delegacioni i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i përbërë nga Rektorja Fitore Malaj, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Arben Sahiti, si dhe Udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime Betim Berisha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi nga 23 deri më 26 nëntor 2026. Gjatë kësaj vizite, delegacioni realizoi një takim institucional në Arel University në Stamboll, me qëllim avancimin e bashkëpunimit akademik dhe krijimin e mundësive për shkëmbime ndërkombëtare.

UKZ nënshkruan marrëveshje të re Erasmus+ me Arel University në Stamboll
Foto: gjilani.info

Në këtë takim u nënshrua marrëveshja e re e bashkëpunimit Erasmus+ KA171, e cila synon forcimin e partneritetit ndërinstitucional. Të dy universitetet shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë në aplikimin e projekteve të përbashkëta, duke krijuar mundësi të reja për mobilitetin e studentëve, stafit akademik dhe administrativ, si dhe për shkëmbimin e praktikave të mira akademike.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Vërmicë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme