IKShPK apelon për kujdes ndaj antibiotikëve gjatë gripit dhe ftohjes
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kërkon përdorim të përgjegjshëm të barnave.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes në përdorimin e barnave, duke paralajmëruar se marrja e tyre pa nevojë shton rezistencën antimikrobike. Kjo thirrje vjen në kuadër të Javës Botërore të Ndërgjegjësimit për Rezistencën Antimikrobike, ku instituti ka theksuar se antibiotikët nuk shërbejnë për shërimin e infeksioneve virale.
Sipas institucionit shëndetësor, qytetarët nuk duhet të përdorin antibiotikë për trajtimin e ftohjes, gripit apo dhimbjeve të fytit me origjinë virale. Gjithashtu, është kërkuar që barnat të mos ndahen me persona të tjerë dhe të mos ruhen për përdorim në të ardhmen, por të merren vetëm me rekomandimin e profesionistëve shëndetësorë. «Përdorimi i përgjegjshëm i antibiotikëve sot, mbron shëndetin e të gjithëve nesër!», thuhet në apelin e IKShPK-së.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


