Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Hënë · 27 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

UEFA delegon gjyqtarët kosovarë në ndeshjen Rapid – Santa Coloma

Ndeshja zhvillohet më 29 korrik në stadiumin Weststadion në Vjenë

Redaksia ZHURMA + Ruaj
UEFA delegon gjyqtarët kosovarë në ndeshjen Rapid – Santa Coloma
FOTO · Foto: Roofflat / Wikimedia Commons

VIENË — Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se UEFA i ka besuar gjyqtarit ndërkombëtar kosovar, Visar Kastrati, drejtimin e një tjetër ndeshjeje në garat evropiane. Bëhet fjalë për sfidën e raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League ndërmjet SK Rapid dhe FC Santa Coloma, e cila zhvillohet më 29 korrik në stadiumin Weststadion në Vjenë, me fillim nga ora 20:30.

Sipas FFK-së, Kastrati do të asistohet nga Lumturije Muhadri dhe Bajram Kabashi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Eridon Podvorica. Federata vlerëson se ky delegim është një tjetër dëshmi e besimit të UEFA-s në profesionalizmin, përgatitjen dhe cilësinë e gjyqtarëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka uruar ekipit të gjyqtarëve suksese dhe një paraqitje sa më të mirë në këtë ndeshje evropiane. Burim: Epoka e Re

— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Sport →