Hani i Elezit renovon tri salla sportive dhe synon investimin te Suad Brava
Komuna e Hanit të Elezit ka përfunduar renovimin e tri sallave sportive shkollore dhe planifikon investime të reja në fusha dhe stadium.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Komuna e Hanit të Elezit ka përfunduar renovimin e tri sallave sportive në kuadër të shkollave, ndërsa synon të realizojë investime të reja në fusha sportive dhe në stadiumin «Suad Brava».
Kryetari i komunës, Mehmet Ballazhi, gjatë një paraqitjeje në një emision televiziv, ka treguar se për rinovimin e stadiumit llogaritet të nevojiten afërsisht 1.3 milion euro, projekt ky që përfshin zgjerimin e fushës si dhe ndërtimin e zhveshtoreve të reja.
«Po mundohemi që këtë potencial, këtë rini, ta angazhojmë përmes sportit dhe të krijojmë hapësira ku të rinjtë të kenë mundësi të merren me aktivitete sportive», ka deklaruar Ballazhi.