Udhëzime për tifozët kuqezi për aksesin në San Marino Stadium
FSHF kërkon që tifozët të planifikojnë lëvizjen dhe të ndjekin udhëzimet e autorizuara për parkim.
Federata Shqiptare e Futbollit informon tifozët për ndeshjen San Marino–Shqipëri, e cila do të zhvillohet sot, në orën 20:45, në “San Marino Stadium”. Organizata bën thirrje për organizim sa më të mirë të aksesit dhe parkimit.
Rruga Rancaglia, e cila ndodhet në afërsi të stadiumit, do të jetë e mbyllur për mjetet, por do të jetë e aksesueshme për këmbësorët. Për ata që udhëtojnë me mjete personale, këshillohet përdorimi i rrugëve La Ciraulla ose Costa del Bello për të arritur parkimin e dedikuar.
Parkimi i dedikuar për tifozët shqiptarë ndodhet te “Stadio di Baseball di Serravalle”, por ka numër të kufizuar vendesh. Për këtë arsye, federata kërkon që tifozët të përdorin edhe parkimet e tjera publike në qytet. Pika e grumbullimit për tifozët shqiptarë para ndeshjes do të jetë në Via Rancaglia.