Trepça shënon fitore ndaj Splitit në FIBA Europe Cup
Klubi i basketbollit Trepça ka triumfuar në udhëtim ndaj Splitit, ndërsa media kroate ka njoftuar se Torcida brohoriti për ekipin e Kosovës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Klubi i basketbollit Trepça ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Splitit, duke triumfuar me rezultatin 78:69 në ndeshjen e xhiros së dytë të FIBA Europe Cup. Kampionia e Kosovës zhvilloi paraqitje të shkëlqyeshme në palestër.
Pas ndeshjes në Split, media kroate ka pasqyruar ngjarjen duke bërë të ditur se grupi i tifozëve Torcida Trepça ka brohoritur për ekipin e Kosovës.