Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Mbi 8 mijë biznese të inspektuara gjatë këtij viti për sigurinë në punë

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar për mbi 8 mijë biznese të inspektuara dhe ka paralajmëruar fushatë vetëdijesuese.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Gjatë këtij viti në Kosovë janë inspektuar mbi 8 mijë biznese dhe lokacione anembanë vendit, ndërsa është paralajmëruar nisja e një fushate ndërgjegjësimi për të përmirësuar kushtet e sigurisë dhe shëndetit në mjediset e punës. Kështu ka deklaruar Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.

Mbi 8 mijë biznese të inspektuara gjatë këtij viti për sigurinë në punë
Foto: albeu.com
Video · Kallxo.com · YouTube ↗

Duke folur për rastin e humbjes së jetës së një punëtori në një objekt ndërtimi, ministri Hoti shprehu keqardhje për tragjedinë dhe njoftoi se Inspektorati është ende duke përgatitur raportin për rrethanat e incidentit. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në një ndërtim që sapo kishte nisur, nga kati përdhes drejt bodrumit, ndërsa e njëjta firmë ishte inspektuar disa herë më parë, por jo edhe pjesa e re e ndërtimit. Hoti theksoi se kompanitë duhet të përmbushin të gjitha kërkesat për siguri, ndërsa shtoi se edhe punonjësit duhet të respektojnë rregullat përkatëse.

Në një temë tjetër lidhur me shtetasit e Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Slloveni, ministri Hoti bëri të ditur se autoritetet sllovene kanë kërkuar një takim me institucionet e Kosovës. Sipas tij, bisedimet pritet të trajtojnë mundësitë për migrimin e rregullt dhe punësimin e ligjshëm në Slloveni për punëtorët e kualifikuar që synojnë të punojnë atje.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 25 kamera →