Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ministri Demo akuzon aktorët politikë për protestën e studentëve

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas skenave të dhunës në protestën e nisur para Ministrisë së Arsimit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas skenave të dhunës të regjistruara gjatë protestës së nisur para Ministrisë së Arsimit, e cila u shoqërua me incidente dhe dëmtim të pronës publike e private. Përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, Demo akuzoi forca politike dhe individë të tjerë se po përpiqen ta shfrytëzojnë protestën e studentëve për qëllimet e tyre.

Ministri Demo akuzon aktorët politikë për protestën e studentëve
Foto: shenja.tv
Video · Facebook ↗

Sipas ministrit, ngjarjet janë nxitur nga persona që synojnë të krijojnë pasiguri, ndërsa politika më e vjetër e këtij vendi foli me gjuhën e shkatërrimit, flakëve dhe bastisjeve. Ai u bëri thirrje të rinjve që kërkesat t'i shprehin përmes dialogut dhe jo dhunës, ndërsa vlerësoi profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen e efektivëve të Policisë së Shtetit, duke theksuar se personat përgjegjës për aktet e dhunshme do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 25 kamera →