Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:02 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Tre persona gjenden pa shenja jete në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia njofton për tri raste të ndara, dy viktima janë të identifikuara

Redaksia ZHURMA 13:07 Përditësuar 14:25 1 min lexim
Tre persona gjenden pa shenja jete në 24 orët e fundit në Kosovë
FOTO · Ilustrim · KFOR provides emergency medic class to Kosovo Police officers (9632057) (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të ndara të hetimit të vdekjes gjatë 31 korrikut, në Ranilluk, Suharekë dhe Gjakovë. Në të gjitha rastet, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sipas burimit të Insajderi, një ankues mashkull kosovar ka informuar se kishte gjetur pa shenja jete babanë e gruas, ai jetonte vetëm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Një viktim tjetër mashkull kosovar, i cili kishte pësuar lëndime, dyshohet pasi ishte rrëzuar për shkak se ishte në gjendje të dehur, pas trajtimit mjekësor në QKMF, është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe atje ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Në breg të lumit-tek Ura e Fshajt, është gjetur pa shenja jete trupi i viktimës (i gjinisë femërore) ende i pa identifikuar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Burim: Insajderi, https://insajderi.org/tre-persona-gjenden-pa-shenja-jeta-ne-24-oret-e-fundit-ne-kosove-policia-jep-detaje/
— Redaksia ZHURMA

Komentet