Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Enjte · 30 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Tentuan mashtrim 1.5 milionë euro me toka — ndalohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës siguroi prova që dëshmojnë veprimtarinë e kundërligjshme, me qëllim përfitimin e një shume të konsiderueshme parash

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Tentuan mashtrim 1.5 milionë euro me toka — ndalohen dy të dyshuar
FOTO · Ilustrim · Supreme Court of Kosovo (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një hetim ndaj tre personave të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe tentim të përfitimit të kundërligjshëm përmes shitblerjes së tokave. Sipas njoftimit të Policisë, njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kanë siguruar prova që dëshmojnë veprimtarinë e kundërligjshme.

Aty thuhet se të dyshuarit dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme, si pasaporta, letërnjoftime, certifikata etj., me ç’rast dyshohet se i kanë përdorur si dokumente të vërteta. Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur dokumentet e falsifikuara për të realizuar në mënyrë të kundërligjshme shitblerje të pronave, me qëllim përfitimin e një shume të konsiderueshme parash.

Të dyshuarit me dokumentet e falsifikuara kanë tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të bëjnë shitblerje të tokave, me qëllim që të përfitojnë shumën prej 1 milion e 550 mijë euro, thuhet në njoftim. Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve dyshohet se janë kryer veprat penale “bashkëkryerja”, “ndihma”, “mashtrimi” dhe “falsifikimi i dokumenteve”.

Tre personat janë intervistuar më 30 korrik 2026 në cilësinë e të dyshuarve, në prani të avokatëve mbrojtës. Pas konsultës me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërsa njëri prej tyre me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Burim: Ekonomia Online

— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Kosovë →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →