Kamenicë: Mbledhja e KKSB-së fokusohet te siguria dhe parandalimi i zjarreve
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Kamenicë ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në Komunën e Kamenicës është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e cila u udhëhoq nga kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, me praninë e anëtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve. Gjatë këtij takimi u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, përfshirë gjendjen e sigurisë në zonat rurale, si dhe masat për parandalimin e zjarreve në objektet administrative dhe shkollore.
Komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë paraqiti të dhënat mbi situatën aktuale dhe angazhimin e Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit. Lidhur me sigurinë ndaj zjarreve, u bë e ditur se institucionet arsimore janë pajisur me aparate përkatëse, ndërsa personeli dhe nxënësit kanë marrë trajnime nga zjarrfikësit për reagimin në raste emergjente. Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu për rastet e dhunës në familje, duke kërkuar një raport të detajuar për mbledhjen e ardhshme.