Zhurma Press E Enjte · 20 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 08:45 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Politikë KOS

Totaj: Do te protestojme, qeverisja e VV-se po i shkaterron komunat

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj akuzon pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje për dëmet që sipas tij, u janë shkaktuar komunave nga mënyra se si i kanë dobësuar ato me marrjen e kompetencave.

Redaksia ZHURMA 07:45 1 min lexim
Totaj: Do te protestojme, qeverisja e VV-se po i shkaterron komunat
FOTO · Totaj: Do te protestojme, qeverisja e VV-se po i shkaterron komunat Arkivi ZHURMA

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje për dëmet që sipas tij, u janë shkaktuar komunave nga mënyra se si i kanë dobësuar ato me marrjen e kompetencave. Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka folur për protestën që kanë organizuar kryetarët e komunave, për të kundërshtuar qasjen e nivelit qendor karshi atij lokal.

Totaj ka përmendur disa prej vendimeve që sipas tij, do të dëmtojnë shumë komunat, në rast se jetësohen planet e nivelit qëndror për t’ia marrë krejt kompetencat atij lokal. Kreu i Prizrenit ka përmendur, shkurtimin e grantit të performancës, marrjen e kompetencës për rekrutimin e stafit, si dhe pronat komunale.

Ai ka thënë se kjo do t’i shkatërronte komunat. “Këta njerëz përveç që nuk janë profesionalë, këta nuk janë as të vetëdijshëm për pasojat që po i përjetojnë komunat nga qasja e tyre. Këta veprime janë shkaterruese për komunat…Qeveria komunale mbetet pa kompetenca nuk mundet me kry asnjë punë dhe komunat po shndërrohen sikur organizatat joqeveritare që nuk munden me kry asnjë punë, pos me lëshu ndonjë certifikatë.”, ka deklaruar ai.

Totaj ka thënë se niveli qendror nuk i ka mbështetur komunat as sa i përket gjetjes së një zgjidhjeje për Kontratën Kolektive, duke thënë se kërkesat vazhdimisht janë injoruar nga qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje. Për këto pakënaqësi, ai ka thënë se do të protestojnë në rrugë për të kërkuar vëmendjen e nivelit qendror, pasi që komunat janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë.

Burimet: Gazeta Blic; Lajmi.net; Epoka e Re; Klan Kosova (klaster 4 outlets).

Komentet