Zhurma Press E Mërkurë · 07 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:32 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë KOS

Kurti priti shefin e ri të EULEX-it

Kryeministri Albin Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes

Redaksia ZHURMA 08:17 1 min lexim
Kurti priti shefin e ri të EULEX-it
FOTO · telegrafi.com Arkivi ZHURMA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Antero Lopes, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.

Kurti e falënderoi EULEX-in për kontributin e vazhdueshëm në Kosovë, në veçanti për monitorimin e sistemit të drejtësisë, mbështetjen për forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.

Në takim u diskutua për rëndësinë e vazhdimit të monitorimit të performancës së institucioneve të drejtësisë, si dhe për trajtimin institucional të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Burimet: Telegrafi; Gazeta Dukagjini; ATSH; Ekonomia Online (klaster 4 outlets).

Komentet