Tomas Strakosha rikthehet në stërvitje me AEK-un pas dy muajsh
Portieri kuqezi ka lënë pas dëmtimin në kyçin e dorës dhe është vënë në dispozicion të skuadrës greke.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Portieri kuqezi Tomas Strakosha është bashkuar sërish me skuadrën e AEK-ut në stërvitje, pas një periudhe mungese prej rreth dy muajsh. Gardiani kishte mbetur jashtë fushave që prej datës 9 shtator për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës, ndërsa rikthimi i tij pritej të ndodhte disa javë më vonë.
Ky zhvillim vjen si një lajm pozitiv si për Kombëtaren shqiptare ashtu edhe për klubin grek, pavarësisht se lojtari nuk do të mund të aktivizohet në ndeshjet e nëntorit me kuqezinjtë. Për shkak të dëmtimit të pësuar, Strakosha humbi ndeshjet e kampionatit grek, sfidat në Champions League dhe katër duelet e para të Ligës së Kombeve.
Sipas mediave në Athinë, dëmtimi tashmë është lënë pas dhe portieri është plotësisht në dispozicion të trajnerit të AEK-ut, Nikoliç.