Tusk: Po informohem vazhdimisht për sulmin me gjashtë të vrarë në Krakov
Kryeministri polak ndjek situatën ndërsa i dyshuari mbetet në paraburgim pas të shtënat në sheshin kryesor.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë se po informohet vazhdimisht për situatën pas ngjarjes së rëndë në qytetin jugor të Krakovit, ku një person hyri me veturë në sheshin kryesor dhe nisi të qëllonte në drejtim të njerëzve. Nga të shtënat me armë zjarri mbetën të vrarë gjashtë persona, katër gra dhe dy burra, ndërsa 15 të tjerë u plagosën. Sipas autoriteteve lokale, në mesin e të plagosurve janë edhe dy zyrtarë policorë, prej të cilëve njëri ndodhet në gjendje të rëndë dhe kritike.
I dyshuari për sulmin, i cili është shtetas polak dhe për momentin ndodhet në paraburgim policor pas arrestimit, u qëllua nga policia gjatë ngjarjes. Zëdhënësja e policisë, Katarzyna Cislo, ka deklaruar se ai ishte i veshur me rroba të stilit ushtarak dhe kishte përdorur armë ushtarake, ndërsa në automjetin e tij u gjetën gjithashtu shumë armë dhe municion. Autoritetet polake po hetojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që motivi i sulmit mbetet ende i panjohur.