Tiranë: Policia kundërpërgjiget me gaz dhe plumba gome ndaj protestuesve
Vijojnë përplasjet në bulevardin e kryeqytetit, ku protestuesit kanë hedhur gurë e fishekzjarrë ndaj forcave të rendit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Tensionet janë rikthyer në bulevardin e Tiranës, ndërsa protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe fishekzjarrë drejt forcave të rendit, pas një situate të tensionuar që zgjati disa minuta. Në terren ka dalë një mjet ujëhedhës i shoqëruar nga dhjetëra efektivë, ndërsa policia po përpiqet të avancojë për të shpërndarë turmën dhe për të mos lejuar grumbullimin e tyre në numër të madh.
Forcat e rendit kanë nisur përdorimin e gazit lotsjellës dhe të plumbave të gomës për të vënë nën kontroll situatën në Tiranë. Ndërkohë, ministri Demo ka kërkuar pezullimin e policit që qëlloi me plumb gome deputetin e Partisë Demokratike gjatë protestës, ndërsa Berisha ka reaguar duke thënë se deputeti u qëllua me urdhër politik dhe se qëllimi ishte vrasja.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



