Tirana shënon 82-vjetorin e çlirimit, Koçiu: Amaneti i dëshmorëve jeton në kryeqytet
Autoritetet shtetërore dhe politike nderuan dëshmorët e rënë në betejat kundër pushtuesve nazistë.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
TIRANË — Autoritetet shtetërore dhe politike u mblodhën për të nderuar sakrificën e dëshmorëve që ranë në betejat kundër pushtuesve nazistë për çlirimin e Tiranës, 82 vjet më parë. Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, nënkryetarja e Kuvendit Evis Kushi, ministrat Ervin Demo dhe Blendi Gonxhja, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, prefekti i qytetit, si dhe personalitete e përfaqësues të veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve.
Koçiu u shpreh se amaneti i dëshmorëve jeton sot në Tiranën evropiane, e cila përmes zhvillimit dhe transformimit është shndërruar në një kryeqytet modern me sytë nga e ardhmja. Nga ana e tij, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, theksoi se nderimi për sakrificën e tyre duhet të shprehet nëpërmjet punës së përditshme, kujdesit ndaj banorëve dhe zgjidhjes së problemeve të tyre. «Ata na lanë një qytet të lirë. Ne kemi përgjegjësinë të kujdesemi për të», u shpreh Demo, duke shtuar se institucionet duhet të jenë pranë qytetarëve, të mbështesin familjet dhe të garantojnë sigurinë e fëmijëve. Ndërsa ministri Blendi Gonxhja theksoi se gjaku dhe sakrifica për liri janë udhërrëfyes për të ruajtur trashëgiminë dhe për ta zhvilluar qytetin drejt një vendi sa më vibrant, kulturor dhe mikpritës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar