Braçe: Ministrat që dështojnë me fondet publike duhet të largohen
Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar largimin nga qeveria të anëtarëve të kabinetit që rrezikojnë buxhetin e shtetit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë fjalës së tij në Kuvend lidhur me projektbuxhetin e vitit 2027, deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar largimin nga qeveria të ministrave që nuk arrijnë të realizojnë shpenzimet e parashikuara dhe të ardhurat e planifikuara. Duke e quajtur të papranueshëm abuzimin me fondet publike, ai theksoi se mosrealizimi i buxhetit ka ndodhur tashmë prej disa vitesh.
«Nuk ua ka borxh kërkush padijen dhe paaftësinë për të përdorur paranë publike me efektivitet, abuzimin me të jo e jo. Kështu që i mbetem të njëjtës kërkesë: kush rrezikon realizimin e buxhetit dhe sjell risk serioz për to, nuk ka pse rri më në qeveri», u shpreh ai gjatë diskutimeve parlamentare.
Gjatë seancës, Braçe ngriti gjithashtu shqetësimin për përqendrimin e pushtetit politik dhe ekonomik, duke paralajmëruar se mbajtësit e funksioneve përcaktohen nga drejtuesit partiakë dhe jo nga votat, ndërsa shprehu shqetësimin për ndikimin e mundshëm të të pasurve përmes kontrollit mbi punëtorët.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar