Policia ndalon një person dhe gjen pesë emigrantë nga Nepali në Kumanovë
Autoritetet policore ndaluan një drejtues mjeti pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u zbuluan pesë shtetas nepalezë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Sopot, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri, ndaluan personin me inicialet A.I. nga Shkupi gjatë një kontrolli të realizuar në vendin e quajtur «Nyja e NATO-s» në Kumanovë. Gjatë verifikimit të automjetit të udhëtarëve të tipit «Volkswagen Golf» me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte i dyshuari, u konstatuan pesë persona emigrantë të ardhur nga Nepali.
I ndaluari u dërgua dhe u mbajt në stacion policor për veprimet e mëtejshme, ndërsa emigrantët e gjetur u transferuan në Qendrën e Pranimit për të Huaj në Shkup. Sipas njoftimeve zyrtare, pas sigurimit dhe dokumentimit të plotë të të gjitha rrethanave të rastit, ndaj personit do të ngrihet kallëzimi përkatës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar