Zhurma Press E Martë · 18 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 10:30 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Sport KOS

Tifozët e Juventusit futen në fushë dhe tentojnë t’ia heqin fanellën Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova kalon momente të vështira pas miqësores, tifozët futen në fushë dhe tentojnë t'ia marrin fanellën me dhunë.

Redaksia ZHURMA 09:27 1 min lexim
Tifozët e Juventusit futen në fushë dhe tentojnë t’ia heqin fanellën Edon Zhegrovës
FOTO · Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Sulmuesi Edon Zhegrova ka kaluar disa minuta të vështirë në miqësoren e Juventusit me ekipin U23. Ylli i Kosovës zhvilloi minuta në triumfin 2-0 të “Bianconerëve” ndaj ekipit të dytë, megjithatë në momentin që fishkëlloi gjyqtari tifozët pushtuan fushën. Në një video të publikuar në rrjetin social “Tiktok” shihen lojtarët e Juventusit derisa vrapojnë drejt zhveshtores, megjithatë tifozët arrijnë ta kapin Zhegrovën. Disa prej tyre provojnë me çdo kusht t’ia marrin fanellën, teksa në një moment në situatë përfshihet edhe sigurimi për ta nxjerrë lojtarin nga turma.

Burimet: Albeu; Telegrafi (klaster 2 outlets).

Komentet