Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 05:22 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
05:16 Policia e Kosovës paralajmëron për mesazhe mashtruese dhe dokumente të falsifikuara05:10 KSHPK hap rast për konflikt interes në festimin e 35-vjetorit të shtetit05:05 Kërkime intensive për 32-vjeçarin nga Shkupi i zhdukur në Liqenin e Ohrit05:00 Aurora dhe Kushtrimi befasohen nga pyetja nëse shtatzënia e nxiti martesën04:36 Sion mposht Grasshoppers 5-2, Abrashi i zhgënjyer: Golat i përsuam shumë lehtë04:31 Ushqimet e rekomanduara për vitaminë D gjatë dimrit04:29 Vlora Çitaku vlerëson angazhimin e Ramës për ish-krerët e UÇK-së në Hagë04:20 Mëngjesi me tërshërë, vezë dhe porcione të mëdha ndihmojnë në peshë dhe energji04:18 Widow’s Bay fitoi 14 çmime Emmy Awards 202604:11 Memli Krasniqi poston foto nga sheshi në Prishtinë në pritje të verdiktit të Hagës
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Jetesa DIA

Anita Muçolli hap 'The Blue Hour' — ekspozitë mbi burokracinë e migrimit

Ekspozita trajton diasporën, migrimin dhe mënyrën se si një vend mund të ekzistojë përmes rrëfimeve, objekteve dhe kujtimeve

Redaksia ZHURMA 20:21 Përditësuar 20:25 2 min lexim
Anita Muçolli hap 'The Blue Hour' — ekspozitë mbi burokracinë e migrimit
FOTO · Ilustrim · Vintage books and autumn decor create a cozy atmosphere for reading in a rustic setting (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Në hapësirën mes kujtesës dhe përvojës së tashme, mes asaj që lihet pas dhe asaj që vazhdon të jetojë brenda njeriut, artistja Anita Muçolli sjell ekspozitën personale “The Blue Hour”, kuruar nga Hana Halilaj. Ekspozita trajton një dialog të ndjeshëm mbi diasporën, migrimin dhe mënyrën se si një vend mund të vazhdojë të ekzistojë përmes rrëfimeve, objekteve dhe kujtimeve të trashëguara.

Një prej veprave që hap këtë rrëfim është “Permis de” (2025), një punë e realizuar me gdhendje në pëlhurë pambuku dhe panele MDF të veshura, e shoqëruar me një vepër zanore nga Julia Sharifullina. Përmes saj, Muçolli prek dimensionin burokratik të migrimit – dokumentet, lejet dhe proceset administrative që shpesh shoqërojnë jetën e atyre që lëvizin mes vendeve.

Por përtej dokumentit, ajo kërkon të tregojë historinë njerëzore që fshihet pas tij. Në veprën “Okay so the first thing I really did confidently fall for that I did not know was AI were those bunnies on the trampoline. I will be 100% honest I thought it was real and endearing my soul is deceived and I am saddened” (2026), realizuar në bashkëpunim me Elina Muçollin, artistja sjell një reflektim mbi marrëdhënien tonë me imazhin, kujtesën dhe realitetin në epokën digjitale.

Bashkëpunimi mes artistes dhe kuratores është ndërtuar mbi një afërsi profesionale dhe një përputhje të interesave artistike. “Me Hanën kemi bashkëpunuar edhe më herët dhe ka qenë gjithmonë një bashkëpunim i mrekullueshëm. E njoh Hanën si një kuratore shumë profesionale, por edhe si një person me të cilin kam një afërsi të veçantë”, thotë Muçolli.

Në këtë proces, roli i kuratores Hana Halilaj ka qenë i rëndësishëm në ndërtimin e narrativës së ekspozitës dhe mënyrën se si materialet personale të artistes komunikojnë me publikun. Ekspozita trajton materiale të ndryshme arkivore, dokumente burokratike, fotografi nga momente të ndryshme familjare, festa, ditëlindje, festime të Vitit të Ri, por edhe fragmente të zakonshme të përditshmërisë.

Këto materiale kanë një lidhje të fortë emocionale me mënyrën se si është formuar Anita si artiste dhe si person. Pikënisja e ekspozitës është shumë personale, përmes përzgjedhjes së materialeve, mënyrës së formësimit të tyre dhe mënyrës se si ato i prezantohen publikut.

Përmes kësaj narrative personale, ekspozita hap një diskutim më të gjerë mbi kujtesën, migrimin dhe mënyrën se si historitë individuale lidhen me përvojat kolektive. Në fund, “The Blue Hour” mbetet një reflektim mbi kujtesën që udhëton, mbi historitë që ruhen përmes familjes dhe mbi lidhjet që vazhdojnë të ekzistojnë edhe përtej distancës.

Burim: KultPlus, https://kultplus.com/the-blue-hour-e-anita-mucollit-nje-udhetim-mes-kujteses-diaspores-dhe-atdheut-te-ndertuar-nga-tregimet/
— Redaksia ZHURMA

Komentet