Vazhdo leximin
e shtunë, 17 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Detaje të reja për gjendjen e të riut të dhunuar gjatë protestës

Muhamet Skana pësoi dëmtime trupore dhe humbje të kujtesës pas ndërhyrjes së efektivëve të policisë gjatë protestës së studentëve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Janë bërë publike të dhëna rreth gjendjes shëndetësore të Muhamet Skanës, i cili u dhunua gjatë protestës së studentëve pranë Ministrisë së Arsimit. Sipas dëshmisë së një familjari dhënë për gazetaren e "News24", Kristina Belba, i riu u përplas dhunshëm në tokë nga efektivët e policisë.

Detaje të reja për gjendjen e të riut të dhunuar gjatë protestës
Video · YouTube ↗

Si pasojë e kësaj ndërhyrjeje, ai ka pësuar dëmtime në kafkë, dëmtime të shtyllës kurrizore si dhe humbje të kujtesës. Megjithatë, bëhet e ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka nisur gradualisht të rikujtojë ngjarjet.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 24 kamera →