Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Si ndodhi tentim-vrasja me motoçikletë në Klinë?

Policia e Kosovës raporton se një i dyshuar me veturë goditi një motoçikletë me dy persona, të cilët pësuan lëndime trupore.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

KLINË — Një tentim vrasjeje është raportuar pasditen e djeshme në Klinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një i dyshuar me veturë me targa lokale dyshohet se ka goditur një motoçikletë, në të cilën ndodheshin dy persona.

Si ndodhi tentim-vrasja me motoçikletë në Klinë?
Foto: Wikimedia Commons

Si pasojë e incidentit, dy personat në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Prokurori kujdestar ka urdhëruar të iniciohet rasti dhe të ndërmerren veprimet hetimore, njofton PK-ja.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme