Talenti me rrënjë nga Kamenica, Dior Qitaku, po shkëlqen në Zvicër
Dior Qitaku, vetëm 13 vjeç, po ndërton një rrugëtim premtues në futbollin zviceran dhe synon nivele të larta profesionale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Futbollisti i ri Dior Qitaku po spikat në strukturat e futbollit të të rinjve në Zvicër, duke dëshmuar talent dhe përkushtim në moshën 13-vjeçare. I lindur dhe i rritur në shtetin zviceran, ai ka ruajtur lidhjet me prejardhjen e tij familjare nga Kamenica. Rrugëtimin e tij sportiv e nisi te FC Widnau, ndërsa më pas ka kaluar në skuadra të ndryshme duke përfshirë FC St. Gallen dhe FCO Rheintal/Bodensee, ku në një takim është dalluar edhe me përgjegjësinë e kapitenit të ekipit.
Gjatë zhvillimit të tij në kategoritë e reja, talenti i ri ka regjistruar paraqitje dhe gola, si dhe ka ftuar vëmendjen përmes paraqitjeve me Përfaqësuesen Junior të Zvicrës. Sipas informatave të familjes, viti 2027 pritet të shënojë një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, me synimin për të nënshkruar kontratë me Nacional Swiss. Përkushtimi dhe puna e vazhdueshme po e ndihmojnë atë të ndërtojë një perspektivë të fortë në sportin garues evropian.