Leon Frokaj shënon në fitoren e thellë të St. Gallenit ndaj Luganos
Mesfushori kosovar realizoi golin e fundit në Superligën e Zvicrës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
St. Galleni ka regjistruar një fitore të thellë me rezultatin 5-0 kundër Luganos, në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Zvicrës. Golin e fundit të këtij takimi e shënoi mesfushori kosovar Leon Frokaj, i cili realizoi në minutën e 84-t, vetëm katër minuta pas përfshirjes së tij në lojë. Ky shënim shënoi realizimin e dytë për 21-vjeçarin në nëntë paraqitje të këtij sezoni, ndërsa ai kishte gjetur rrjetën edhe më 9 gusht kundër Thunit.
Vendasit fituan një epërsi numerike që në minutën e 11-të, kur Albian Ajeti u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Luganon me dhjetë futbollistë. Në këtë përballje u aktivizuan edhe lojtarë të tjerë shqiptarë: Betim Fazliji u fut në fushë për St. Gallenin në minutën e 76-të, kurse për Luganon Uran Bislimi luajti deri në minutën e 80-të dhe Ezgjan Alioski u inkuadrua në minutën e 65-të. Pavarësisht kësaj humbjeje të rëndë, Lugano ruan kreun e renditjes me 34 pikë, kurse St. Galleni ka grumbulluar 22 pikë deri më tani.