Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Tahiri: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm nga partia në pushtet

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës kritikon Qeverinë për punësimin e familjarëve dhe militantëve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ekzekutivit për klientelizëm politik, nepotizëm dhe punësimin e të afërmve e militantëve partiakë në pozita publike, duke veçuar zhvillimet në Ministrinë e Jashtme pas raportimeve të fundit. Sipas tij, pozitat që duhet t'u takojnë profesionistëve të pavarur e kompetentë po mbahen nga përkrahësit e partisë.

Tahiri: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm nga partia në pushtet
Foto: klankosova.tv

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Tahiri ka përmendur atë që e ka quajtur paradoks të Qeverisë, e cila dikur premtonte luftë kundër punësimit familjar, ndërsa sot e ka shndërruar këtë praktikë në metodë kryesore funksionimi për ministrat e kabinetit, duke vendosur nën kontroll shtetin. «Thjeshtë, meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa lufta kundër kapjes partiake të shtetit u zëvendësua me kapjen e tyre nga vetë partia në pushtet», ka shkruar ai.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme