Tahiri: Qeveria pa program dhe pa letërnjoftim politik
Besnik Tahiri kritikon ekzekutivin për mungesë të programit qeverisës dhe vizionit shtetëror pesë muaj pas zgjedhjeve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Shefi i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri, ka vënë në dukje se ekzekutivi ka sjellë vetëm një agjendë legjislative dyvjeçare, e cila përmban nisma të përsëritura ndër vite dhe nuk ofron një strategji zhvillimore për vendin. Sipas tij, mungesa e një dokumenti zyrtar për diskutim publik dhe parlamentar dëshmon se qeverisja po vazhdon përmes improvizimeve.
Krahas kësaj, Tahiri ka theksuar se institucionet nuk po japin përgjigje adekuate për sfidat që lidhen me ekonominë, sektorin e energjisë, mirëqenien sociale, sektorin privat dhe procesin e integrimit evropian.