Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Sveçla: Sekuestrohet pasuri mbi një milion euro gjatë aksionit kundër krimit

Ministri i Punëve të Brendshme ka reaguar pas operacionit në Prishtinë dhe Fushë Kosovë ku u arrestuan tre persona.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Pas një operacioni të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale dhe AKI-së, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë janë arrestuar tre persona të dyshuar për krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni është sekuestruar pasuri në vlerë mbi një milion euro.

Sveçla: Sekuestrohet pasuri mbi një milion euro gjatë aksionit kundër krimit
Foto: insajderi.org

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, të dyshuarit përmes komunikimeve elektronike dhe telefonike kanë mashtruar kryesisht shtetas të huaj, duke i nxitur të investojnë në platforma të rreme investimi. Gjatë bastisjeve në katër lokacione janë sekuestruar 19 vetura, një motoçikletë, telefona, kompjuterë, USB, para të gatshme dhe dokumente të ndryshme.

Sveçla ka theksuar se institucionet e sigurisë mbeten të përkushtuara në identifikimin dhe goditjen e grupeve kriminale. «Lufta kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale po vazhdon pa kompromis», ka shkruar ai, duke shtuar se çdo aktivitet kriminal që cenon sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve do të përballet me zbatimin e ligjit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovicë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Azemi: Jon Sadiku më kërcënoi dhe organizoi mashtrimin me leukeminë

    50% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme