Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Musliu-Shoshi kërkon llogari në Kuvend për mungesat e Konjufcës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka ngritur shqetësimin për mungesën e përsëritur të zëvendëskryeministrit në seancat e pyetjeve parlamentare.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjatë sesionit të pyetjeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës ka munguar sërish zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Lidhur me këtë situatë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e cila i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, për të kërkuar llogari dhe për të pyetur nëse ekziston ndonjë arsyetim zyrtar për mungesën e tij.

Musliu-Shoshi kërkon llogari në Kuvend për mungesat e Konjufcës
Foto: ekonomiaonline.com

«Për të tetën herë nuk është këtu zëvendëskryeministri. A do të mund të bëhej një kërkesë zyrtare për të pyetur se kur ka mundësi të jetë në Kuvend, sepse pyetjet po presin dhe ai nuk po gjen kohë të vijë të përgjigjet?», u shpreh Musliu-Shoshi gjatë seancës.

Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se institucioni ka pranuar një njoftim me email nga Konjufca, ku përfshihet arsyeja se për shkak të angazhimeve zyrtare ai nuk mund të marrë pjesë. Haxhiu shtoi se obligimi i ministrave për t'u përgjigjur kuptohet dhe se çështja do të trajtohet, duke shqyrtuar mundësinë që nga sesioni i ardhshëm, përkatësisht nga viti i ardhshëm, të ketë një seancë të veçantë vetëm për pyetje parlamentare.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Azemi: Jon Sadiku më kërcënoi dhe organizoi mashtrimin me leukeminë

    50% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme