Gjilani bëhet komuna e dytë në Kosovë për familjet strehuese
Kuvendi Komunal në Gjilan miraton rritjen e subvencioneve deri në 500 euro në muaj për familjet strehuese.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJILAN — Qendra e Anamoravës bëhet komuna e dytë në Kosovë për nga lartësia e subvencionimit të familjeve strehuese, pasi Kuvendi Komunal miratoi vendimin për rritjen e mbështetjes financiare që arrin deri në 500 euro në muaj, në varësi të numrit të fëmijëve të strehuar. Mimoza Kadriu, drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, vlerësoi vendimin si hap të rëndësishëm për fëmijët pa përkujdesje të mjaftueshme prindërore.
Sipas vendimit të miratuar, subvensioni bazë është 200 euro në muaj për secilën familje, ndërsa shtohen nga 100 euro për çdo fëmijë, duke mundësuar përfitime prej 300 eurosh për një fëmijë, 400 euro për dy dhe 500 euro në muaj për tre fëmijë. Për rastet e fëmijëve me aftësi të kufizuara, ndarja financiare llogaritet 200 euro mbështetje bazë plus 200 euro shtesë për secilin fëmijë. Këto fonde komunale u shtohen përfitimeve të nivelit qendror. Kadriu ftoi qytetarët me vullnet të drejtohen te institucionet përkatëse. «Si Drejtori e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të vazhdojmë të punojmë për politika konkrete që vendosin fëmijën, familjen dhe mirëqenien e qytetarëve në qendër të përgjegjësisë sonë institucionale», u shpreh ajo.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



