Sveçla pas suspendimit të tre policëve: S'lejojmë njollosjen
Inspektoriati Policor rekomandoi suspendimin e tre zyrtarëve të dyshuar për ngacmim seksual dhe kontrollim të paligjshëm.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për ngacmim seksual dhe kontrollim të paligjshëm. Pas këtij rekomandimi ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka mirëpritur angazhimin e përbashkët të IPK-së dhe Policisë së Kosovës për hetimin e rastit.
Sveçla ka deklaruar se keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar nuk do të tolerohet dhe se nuk do të lejojë që veprimet e individëve të njollosin imazhin e Policisë së Kosovës. «Pa asnjë kompromis dënojmë çdo keqpërdorim që bëhet për çfarëdo përfitimi në emër të saj», ka shkruar ai.
Ministri ka theksuar se besimi i qytetarëve ndërtohet mbi profesionalizmin, integritetin dhe përgjegjësinë, ndërsa e ka cilësuar IPK-në si mekanizëm thelbësor të llogaridhënies për trajtimin e shkeljeve.