Kristjan Shpendi fiton çmimin e lojtarit më të mirë të muajit
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vlerësohet për paraqitjet e tij me Çezenën në Serinë B.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Kristjan Shpendi, është vlerësuar me çmimin e lojtarit më të mirë për periudhën shtatëzore në Serinë B, falë paraqitjeve dhe golave që ka realizuar me fanellën e Çezenës. Ky është çmimi i parë i këtij lloji për talentin kuqezi, i cili do t'i dorëzohet para takimit të ardhshëm kundër Avelinos. Statistikat e tij e kanë vendosur në qendër të vëmendjes, pasi gjatë muajit të shkuar, vetëm dy lojtarë të tjerë në pesë ligat kryesore të Europës dhe divizionet e tyre dytësore kanë arritur të shënojnë më shumë se sulmuesi shqiptar.