Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

KOK-u ftohet në takim në Athinë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare fton KOK-un në Athinë për të diskutuar ngecjet në organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 po përballen me sfida, ndërsa situata pritet të diskutohet në nivel ndërkombëtar pas një ftese zyrtare drejtuar Komitetit Olimpik të Kosovës. Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare ka ftuar KOK-un në një takim në Athinë të Greqisë, i cili do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor, ku temë diskutimi do të jenë ngecjet në procesin e organizimit të kësaj ngjarjeje të madhe sportive që është paraparë të mbahet në Kosovë.

KOK-u ftohet në takim në Athinë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
Foto: epokaere.com

Pas përfundimit të takimit në Greqi, drejtuesit e KOK-ut do të raportojnë para Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 lidhur me diskutimet e zhvilluara dhe hapat e mëtejmë që do të ndërmerren. KOK-u ka ritheksuar përkushtimin e tij se ngjarja do të organizohet vendosmërisht, duke shtuar se sukses do të ketë vetëm përmes angazhimit të të gjitha institucioneve të përfshira.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme