Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Sulejmani: Paralelja shqipe në Penko s’duhet të mbyllet

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, kundërshton mbylljen e paraleles shqipe në shkollën “Penko”, duke u thirrur në ligj.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka deklaruar se paralelja shqipe në shkollën “Penko” nuk duhet të mbyllet, duke u thirrur në ligjin që mundëson pranimin e nxënësve nga komuna të tjera, veçanërisht kur ata banojnë pranë shkollës dhe kur numri i nxënësve në një paralele është i ulët.

Sulejmani: Paralelja shqipe në Penko s’duhet të mbyllet
Foto: zhurnal.mk

Komuna e Butelit dhe drejtoresha e shkollës “Penko”, Mevlide Kryeziu, e arsyetojnë mospranimin e nxënësve nga Çairi me ligjin për arsimin dhe rajonizimin e shkollave. Kryeziu ka thënë se vendimi është marrë në interesin më të mirë të fëmijëve dhe për ruajtjen e qëndrueshmërisë së paraleleve, duke pasur parasysh se pranimi i nxënësve jashtë rajonit ka krijuar rrezik për zvogëlimin apo mbylljen e paraleleve në shkollat e Komunës së Çairit.

Kryetari i Butelit, Darko Kostovski, ka këmbëngulur se regjistrimi duhet të bëhet sipas zonës së përcaktuar të shkollës dhe se Buteli nuk mund të pranojë nxënës nga komunat tjera. Ai ka thënë se nga Komuna e Butelit kërkohet të veprojë në kundërshtim me rregullat, duke pranuar fëmijë nga komunat e tjera.

Aktualisht në “Penko” ka nxënës që jetojnë në territorin e Çairit, prandaj mbetet e paqartë pse këtë vit nuk po u mundësohet regjistrimi në klasën e parë fëmijëve që gravitojnë në Çair.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme