Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Studim: Detyrat e shtëpisë dëmtojnë zhvillimin e fëmijëve nën 10 vjeç

Hulumtimi i shkencëtarit Harris Cooper pas 25 vitesh studime tregon se detyrat e shtëpisë kanë efekt negativ tek fëmijët e ciklit fillor.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Shkencëtari Harris Cooper, pas 25 vitesh hulumtime mbi bërjen e detyrave të shtëpisë tek fëmijët nën 10 vjeç, konkludon se ato ndikojnë negativisht në zhvillimin e tyre. Në librin „Beteja mbi detyrat e shtëpisë“ ai mbështet tëzinë me qindra argumente, theksojnë se në ciklin parashkollor dhe atë të ulët nxënësit nuk duhet të ngarkohen me përgjegjësi si detyrat e shtëpisë.

Studim: Detyrat e shtëpisë dëmtojnë zhvillimin e fëmijëve nën 10 vjeç
Foto: ekonomiaonline.com

Sipas studimit, detyrat e shtëpisë padashur krijojnë ndjenja negative ndaj shkollës dhe japin një ndjenjë të rreme përgjegjësi, e cila vlen vetëm në moshë më të avancuara. Në ciklin e mesëm dhe të lartë detyrat janë efektive, por tek fëmijët nën 10 vjeç efekti është i kundërt. Fëmijët kanë nevojë mesatarisht për dhjetë orë gjumë në ditë dhe, për të qenë produktivë në shkollë, duhet të pushojnë në shtëpi dhe jo të bëjnë detyra.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme