Studentët braktisin autobusët
Transporti publik në Shkup është në kaos.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Shumë studentë në Shkup po braktisin autobusët për shkak të rrëmujës dhe mosfunksionimit të kartelave studentore për transportin publik.
Një studente tha se «Janë të stërmbushur, shumë pensionistë që luftojnë të ngjiten në autobusë e ndonjëherë nuk vjen as autobusi dhe nuk punojnë as kartelat digjitale».
Studentët që kanë alternativa të tjera, si biçikletat dhe trotinetë elektrikë, po i përdorin ato në vend të autobusëve. Nga ana tjetër, NQP-ja thotë se problemet lidhen me të dhënat e pasakta dhe përdorimin e parregullt të biletave.
Studentët kërkojnë zgjidhje urgjente për të rregulluar situatën e transportit publik në Shkup. NQP-ja shtoi se kalimi në biletë digjitale nuk e shfuqizon të drejtën e studentëve për transport falas.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar