Kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri dimëror në Kodrën e Diellit
Ski-qendra po bëhet gati për sezonin e ri me kontrolle teknike dhe risi për vizitorët, ndërsa mungesa e parkingjeve mbetet sfidë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Edhe pse bora ende nuk e ka mbuluar Kodrën e Diellit, punimet dhe kontrollet teknike për sezonin e ri dimëror janë drejt përfundimit, duke përfshirë ndërhyrjet në infrastrukturë dhe në pistat e skijimit. Drejtori i Kodrës së Diellit, Gani Aliji, deklaroi se janë kryer incizimet dhe intervenimet e nevojshme në bashkëpunim me Fakultetin e Makinerisë. «Siç e dini, jemi në përfundim të përgatitjeve për sezonin e skijimit», u shpreh ai, duke shtuar se pritet marrja e lejes së punës pas përfundimit të kontrolleve.
Për vizitorët e këtij sezoni janë parashikuar disa risi, mes të cilave edhe ndriçimi i pistës «GE» për skijim gjatë natës, si dhe instalimi i një ashensori të ri për fëmijë me gjatësi prej rreth 100 metrash që pritet të arrijë deri në fund të muajit. Aliji shtoi se janë rregulluar edhe problemet me rrjetin e ujërave nën ulësen e gjashtë dhe është ndryshuar linja optike. Megjithatë, fluksi i madh i automjeteve gjatë fundjavave vazhdon të përbëjë shqetësim për qarkullimin dhe gjetjen e vendeve të lira, ndërsa mbetet të shihet nëse qarkorja në ndërtim do të jetë funksionale për të lehtësuar këtë problem gjatë muajve të dimrit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar