Nëntë shoferë ndalohen gjatë një ditë për shkelje të rënda në trafik
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nëntë persona janë privuar nga liria në lokacione të ndryshme për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë njëzet e katër orëve të fundit, nëntë shoferë janë ndaluar nga autoritetet policore në lokacione të ndryshme të vendit për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pesë nga personat e ndaluar kanë drejtuar automjete pa e dhënë fare provimin e vozitjes.
Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë konstatuar edhe shkelje të tjera, ku dy shoferë janë kapur duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit. Njëri prej tyre, nga fshati Lipoviq i Poshtëm, kishte 1.15 promilë alkool në gjak, kurse një shofer tjetër nga Velesi kishte 1.53 promilë. Po ashtu, dy shoferë janë kapur duke drejtuar pavarësisht se kishin ndalesë aktive për drejtim, ndërsa një person nga rrethina e Tetovës është ndaluar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
Të gjithë personat janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse penale. MPB-ja u bën apel shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa patentë, nën ndikimin e alkoolit apo me ndalesë aktive për drejtim, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar