Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Stefani thotë se efekti i uljes së tatimit mbi pagën mbetet në pikëpyetje

Pedagogu i taksimit shprehet se politika e qeverisë për taksat mbi pagën përbën nismë pozitive, por ngre dyshime për përfitimin në sektorin privat.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Politika e qeverisë për të ulur barrën e taksave mbi pagën vlerësohet si nismë pozitive, ndërkohë që parashikohet tatimi me 13 për qind nga 23 për qind që është aktualisht për pagat nga 200 deri në 300 mijë lekë në muaj. Megjithatë, sipas pedagogut të taksimit Edvin Stefani, efekti i kësaj mase mbetet në pikëpyetje për shkak të mënyrës se si lidhen marrëveshjet e pagave në tregun vendas.

Stefani thotë se efekti i uljes së tatimit mbi pagën mbetet në pikëpyetje
Foto: javanews.al
Video · YouTube ↗

Stefani thekson se në sektorin privat marrëveshjet për pagën kryhen me pagën neto, çka rrezikon që ulja e taksës të mos përcillet te punonjësi, por të mbetet te punëdhënësi, ndryshe nga administrata publike ku punonjësit do të ndiejnë ndryshimin. «Është një nisëm fiskale, që vjen si pjesë e politikës që përfaqëson PS. Kush punon më shumë pagunë më shumë. Por ne nuk kemi të dhëna se ulja me 10 % e tatimit mbi pagën nga 23 në 13% janë punonjës në Administratën Publike apo Private», u shpreh ai.

Parashikimet qeveritare tregojnë se rreth 30 mijë individë do të përfitojnë nga ulja e taksës, ndërsa 1400 të tjerë, kryesisht në nivele drejtuese, do të përballen me një normë tatimi prej 30 për qind. Stefani e quan këtë politikë të gabuar dhe e konsideron normën e re të lartë, duke pretenduar se kështu po taksohet suksesi dhe shtresa që duhet nxitur më shumë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. E.A. arrestohet në Gjilan për mashtrim me fushatë të rreme

    11% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme