Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Interesi i italianëve për Vlorën shënon rënie për pushime dhe investime

Interesi i shtetasve italianë për të pushuar, jetuar apo investuar në qytetin e Vlorës ka shënuar rënie.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

VLORË — Interesi i italianëve për të pushuar, jetuar apo investuar në Vlorë ka pësuar rënie pas periudhës së paspandemisë. Menaxheri i një agjencie turistike, Fatjon Katiaj, i cili drejton biznesin prej 10 vitesh, bën të ditur se vitet 2022-2023 shënuan kërkesat më të larta nga shtetasit italianë për qëndrime, pushime dhe investime, ndërsa më pas shifrat kanë ardhur duke rënë.

Interesi i italianëve për Vlorën shënon rënie për pushime dhe investime
Foto: gazetatema.net

Sipas tur-operatorit, rënia e kursit të euros, abuzimet e administratorëve të bizneseve përmes rritjes së çmimeve dhe ofrimi i një shërbimi jo-cilësor ndikojnë në këtë realitet. Gjatë viteve 2022-2023 në vend numëroheshin 1 milion turistë italianë, kurse këtë vit shifra ka rënë në 300-400 mijë, duke pësuar një ulje me rreth 60 për qind. Njëkohësisht, të dhënat tregojnë ulje të numrit të qytetarëve evropianë, sidomos atyre në moshë pensioni, që preferonin qytetin bregdetar për të kaluar vitet e pensionit ose për të investuar.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ulpianë, Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme