Kastrioti i Ferizajt përgatitet për dy sfidat evropiane në Itali
Kampioni i Kosovës në hendboll do të përballet me skuadrën italiane Raimond Sassari në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
FERIZAJ — Kampioni i Kosovës në hendboll, Kastrioti, do të përballet këtë fundjavë me skuadrën italiane Raimond Sassari, në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të dy ndeshjet ndërmjet skuadrës ferizajase dhe asaj italiane do të përcaktojnë fatin e kësaj faze garuese.