Edon Zhegrova hyn në historinë e Serisë A me statistikat e tij
Futbollisti kosovar Edon Zhegrova ka spikatur me paraqitjen e tij te Juventusit, duke barazuar një rekord statistikor në elitën e futbollit italian.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ylli shqiptar Edon Zhegrova po dëshmon se mund të jetë një armë e rëndësishme për Juventusin. Edhe pse nuk arriti të shënonte në barazimin 1:1 ndaj Cagliarit, futbollisti kosovar spikati me paraqitjen e tij, duke barazuar një rekord statistikor në elitën e futbollit italian.
Futbollisti u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë nga trajneri Luciano Spalletti, në vend të Francisco Conceiçãos.