Këngë e re dedikuar Edon Zhegrovës nga rep artisti 2po2
Publikohet projekti muzikor dedikuar yllit të kombëtares së Kosovës dhe Juventusit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ylli i kombëtares së Kosovës dhe Juventusit, Edon Zhegrova, është bërë sërish subjekt i një projekti muzikor. Rep artisti i njohur i estradës, 2po2, ka njoftuar publikimin e këngës së re të titulluar “Zheg Zheg”. Lajmi është bërë i ditur gjithashtu përmes rrjeteve sociale nga “Onima”. Ky projekt përfaqëson këngën e tretë që vjen në nder të futbollistit, ndërkohë që më herët një krijim të ngjashëm e kishte sjellë edhe rep artisti tjetër, Kidda. Zhegrova ka treguar paraqitje të mira në ndeshjet e fundit me fanellën e Kosovës, ku ka regjistruar një gol dhe një asistim, para se të kthehej te klubi i tij.