SPAK jep pretencën me 121 vite burg për dhjetë të pandehur
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënime për dhjetë persona të akuzuar për trafik kokaine nga Amerika Latine.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për dhjetë të pandehurit e akuzuar për trafikimin ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, ku në total janë kërkuar 121 vite burg. Hetimet e drejtuara nga prokurori i posaçëm Adnan Xholi zbuluan se organizata kriminale fshihte lëndën narkotike brenda ngarkesave me lëkurë gjedhësh të importuara nga Republika Domenikane, përmes përdorimit të kompanisë «Alb Lëkurë» për të kamufluar aktivitetin e paligjshëm.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, dënimet e kërkuara përfshijnë 15 vite burg për Artion Çaushllari, që me gjykim të shkurtuar ulet në 10 vite, si dhe nga 14 vite burg për Aldi Zonjën, Geis Sejfullain, Ismail Abdurrahmanin, Jose Ramon Zakarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Serrano, të cilat me gjykim të shkurtuar zbresin në 9 vite e 4 muaj secili. Për të pandehurit e tjerë, K. Birçe dhe H. L. Narvaez, u kërkuan nga 13 vite burg, për Endi Sejdinin 12 vite burg, kurse për Baki Huqin 10 vite burg. Çështja po shqyrtohet nga gjykata, e cila do të marrë vendimin përfundimtar për secilin nga të akuzuarit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



