Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Apeli i GJKKO dënon me 28 vite burg Erlis Dukën dhe lë në fuqi vendimet për grupin

Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshon vendimin e shkallës së parë për Erlis Dukën, duke e shpallur fajtor dhe dënuar me 28 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, duke e dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i cili më parë ishte shpallur i pafajshëm lidhur me ekzekutimin e ish-efektivit të policisë Santiago Malko. Për këtë ngjarje të bujshme kriminale të ndodhur vite më parë, Apeli la në fuqi dënimin me 30 vite burg për Leonard Dukën, i cilësuar nga prokuroria si porositës dhe organizator.

Apeli i GJKKO dënon me 28 vite burg Erlis Dukën dhe lë në fuqi vendimet për grupin
Foto: boldnews.al

Ndërkohë, trupa gjykuce la në fuqi dënimet edhe për anëtarët e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga u lanë të dënuar me nga 25 vite burg secili, ndërsa në procese të ndara u dënuan gjithashtu Blendi Teta me 25 vite burg dhe Ilir Selmani me 28 vite burg.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme