Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Mexhiti: Provimet shtetërore tash e tutje do të jepen edhe në shqip

Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore në Maqedoninë e Veriut do të mund të zhvillohen në gjuhën shqipe.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka njoftuar se një sërë provimesh shtetërore dhe profesionale në Maqedoninë e Veriut do të jepen edhe në gjuhën shqipe. Gjatë një konference për shtyp, ai deklaroi se ky hap përfshin disa kategori profesionesh, duke përmendur provimet për revizorë dhe auditorë të autorizuar shtetërorë, agjentët e sigurimeve, ekspertët e vlerësimit të ndikimit në mjedis, punonjësit e institucioneve parashkollore, si dhe mjekët, stomatologët dhe motrat medicinale.

Mexhiti: Provimet shtetërore tash e tutje do të jepen edhe në shqip
Video · YouTube ↗

Sipas Mexhitit, në kuadër të Ministrisë së Kulturës është themeluar për herë të parë Njësia për Përkthim dhe Lekturim për përgatitjen e materialeve. Ai theksoi se për më shumë se dy dekada, nga viti 2002 deri në vitin 2024, këto provime janë zhvilluar vetëm në gjuhën maqedonase, pavarësisht gjuhës së kryerjes së arsimit. Mexhiti hodhi poshtë pretendimet për regres në përdorimin e gjuhës shqipe, duke shtuar se për më pak se dy vite qeverisje janë avancuar zgjidhjet drejt barazisë gjuhësore në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën.

Lidhur me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Mexhiti u shpreh se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje, por për zgjidhje, duke konfirmuar qëndrimin e konsistent të dakorduar edhe me Kryeministrinë. Po ashtu, ai u bëri thirrje qytetarëve që të festojnë në mënyrë dinjitoze 28 nëntorin dhe të shmangin provokimet e opozitës.

Video · Facebook ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton 2, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme