Arrestohet në aeroportin e Dortmundit një shtetas shqiptar
Një 29-vjeçar shqiptar është ndalur nga policia gjermane në aeroportin e Dortmundit për shkak të dy urdhërarresteve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një shtetas shqiptar është ndalur në aeroportin e Dortmundit nga autoritetet gjermane gjatë kontrollit kufitar, pasi rezultoi se ndaj tij kishin qenë lëshuar dy urdhërarreste nga Gjykata e Shtutgartit. Sipas policisë federale gjermane, ai kishte mbërritur me një fluturim nga Italia dhe u ndalua gjatë kontrollit të dokumenteve. Dy urdhërarrestet ndaj tij ishin lëshuar për shkelje të ligjit për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve dhe për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, për të cilat i ishte caktuar një dënim i përgjithshëm prej 11 muajsh burgim. Pas verifikimit të identitetit në stacionin policor, ku ai pati mundësinë të njoftonte një person të afërt, i ndaluari u transferua në një institucion korrektues për të vuajtur dënimin e dhënë. Rasti u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Policisë Federale të Gjermanisë, i cili u publikua edhe nga mediumi gjerman t-online.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


