Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Diel · 26 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Sot mot me diell në Maqedoni

Temperaturat deri në 35°C, erë e dobët nga juglindja

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Sot mot me diell në Maqedoni
FOTO · Foto: Vardar in Skopje, Macedonia / Wikimedia Commons

SHKUP — Sot në Maqedoni moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DHM). Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, e cila në pjesët perëndimore herë pas here do të përforcohet dhe do të jetë nga drejtimi perëndimor, ndërsa përgjatë Vardarit do të fryjë erë nga juglindja.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 7 deri në 16 gradë, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 28 deri në 35 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Burim: Alsat-M, https://alsat.mk/sot-mot-me-diell-temperaturat-deri-ne-35c/
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Maqedoni →