Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende morën pjesë në panair

Edicioni i 32-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës u zhvillua për katër ditë në Pallatin e Kongreseve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Mbi 300 sipërmarrje shqiptare dhe të huaja nga 12 vende të botës u mblodhën në Tiranë gjatë edicionit të 32-të të Panairit Ndërkombëtar, i cili u zhvillua për katër ditë me radhë në Pallatin e Kongreseve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ngjarja shërbeu si hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e mundësive të jahta për bashkëpunim në disa sektorë të ekonomisë së vendit. Sipas kreut të qeverisë, bizneset pjesëmarrëse patën mundësinë të prezantojnë aktivitetin e tyre dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi në fushën e energjisë, teknologjisë, industrisë, bujqësisë dhe turizmit. «Mbi 300 sipërmarrje shqiptare dhe të huaja nga 12 vende të botës u mblodhën për katër ditë me radhë në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, në edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, për të ndarë përvoja dhe për të hapur horizonte të reja bashkëpunimi në energji, teknologji, industri, bujqësi e turizëm», ka shkruar Rama.

Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende morën pjesë në panair
Foto: shqiptarja.com
Video · Facebook ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme