Zhurma Press E Enjte · 08 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 00:17 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
23:57 Bardhi dënon kërcënimin ndaj Toskës dhe kërkon reagimin e organeve kompetente23:51 Arestimi i Edison Likës pas incidentit para Kryeministrisë22:52 Hasani: Protestat e detyruan Kurtin të lëshojë pe për Ligjin për Specialen22:19 Bashkimi nis me fitore aventurën evropiane21:59 Ronaldo për Messin: Tregim që do të zgjasë gjithmonë21:53 Ministria e Kulturës vlerëson mbrëmjen e KultPlus me Ermonela Jahon21:51 Arta Bajrami kërkon urgjencë për projektligjin e autizmit21:35 Pato: Më donte edhe Interi, por Milanin e zgjidha zgjidhja më e mirë21:21 Voziti me 203 kilometra në orë në autostradën Shkup - Shën Nikollë, merren masa ndaj…20:49 Rritet ndjeshëm numri i kërkesave kundër shërbimit ushtarak në Gjermani
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë SHQ

Smajljaj: Pa marrëveshje për president, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Profesori Avdi Smajljaj thotë se dështimi i marrëveshjes për president do të shënonte fundin politik të Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së.

Redaksia ZHURMA 22:55 1 min lexim
Smajljaj: Pa marrëveshje për president, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së
FOTO · epokaere.com Arkivi ZHURMA

Profesori universitar, Avdi Smajljaj, ka thënë se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk është e vështirë, por sipas tij këtë po e vështirësojnë subjektet politike. Duke komentuar diskutimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, si të vetme në negociatat për president, ai ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshje do të jetë fundi politik i Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së.

“Kanë mbet dy akterë në skenë që janë duke negociua, z.Abdixhiku është duke e ndihmuar këtë proces dhe nëse rezulton me një marrëveshje mund të marrë një kredit për këtë. Por, nëse dështon prapë marrëveshja, vendi nuk ka president dhe shkon në zgjedhje mendoj që është fundi i karrierës së tij në krye të LDK-së dhe normalisht një pjesë bukur të madh të fajit do të marrë LDK-ja”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se takimet jo të shpeshta ndërmjet LVV-së dhe LDK-së janë sinjale jo të mira. Të martën Kurti e Abdixhiku zhvilluan takimin e parë në ciklin e gjetjes së një kandidati konsensual jo partiak. Pas takimit të dy dhanë sinjale pozitive ku thanë se diskutuan për kriteret dhe profilin e presidentit. Poashtu Kurti e Abdixhiku thanë se çështjet e diskutuara në takim do të diskutohen brenda partive dhe do të takohen sërish.

Burimet: Epoka e Re (klaster 1 outlets).

Komentet